Shkruan: Kimete Berisha
Opozita vjedh vitrat e Albin Kurtit
(Three Amigos dhe dritaret e hapura të një shtëpie bosh)
Albin Kurti premton raketa anti-tank, fabrika armatimi, dronë në qiell, diga për ujë.
Opozita vjedh vitrat e Albin Kurtit.
Kur Albin Kurti flet për armë,
Lumir Abdixhiku premton qetësi.
Kur flet për qiell, opozita fton popullin të shtrihet nën tokë, të pushojë, të mos shqetësohet.
Kur premton ujë, Bedri Hamza premton bashkim të njerëzimit.
Kur del i vetëm kundër të gjithëve, opozita bashkohet… kundër tij.
Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, së bashku –
Three Amigos, jo për të shpëtuar katundin,
por për të shpëtuar njëri-tjetrin nga Albin Kurti.
Three Amigos janë prova përfundimtare se nuk mjafton të jeni tre.
Albin Kurti ndërton narrativë vertikale:
lart-poshtë, rrezik-fuqi, konflikt-vendim.
Opozita ndërton narrativë horizontale:
bashkë, krah teje, shpresë, qetësi.
Fjalë që vlejnë vetëm kur nuk ndodh asgjë.
Fjalë që nuk rrezikojnë askënd.
Paradoksi më simpatik:
– Albin Kurti u bë bashkë me Partinë Demokristiane dhe, së bashku me ta, premton ndërtimin e xhamisë së Ibrit, të shkatërruar gjatë luftës.
– Lumir Abdixhiku u bë bashkë me Partinë e Drejtësisë (myslimane) dhe premton qetësi e shërim me lutje.
Opozita nuk ndërton as shtëpi, as rrëfim.
Ai ndërton shtëpi, ata vjedhin perde.
Kjo është gara e vërtetë:
jo kush premton më shumë,
por kush nuk rrezikon asgjë.
P.S.
Veç dashuri s’ka premtuar asnjëri.
AUTOKRITIKË:
Nuk të gjendet shoqja.
Vazhdo.


