Kuq, Blu, Gjelbër apo Zi? Ja kuptimi i fshehur i ngjyrave të pasaportave në botë

Pavarësisht se nga cili cep i botës vijnë, ngjyrat e pasaportave ndiqen gjithmonë nga katër variante kryesore: e kuqe, blu, e gjelbër ose e zezë. A jeni pyetur ndonjëherë pse nuk shohim pasaporta rozë, të verdha apo ngjyrë portokalli?

 

Edhe pse mund të duket si një zgjedhje estetike, nuanca e dokumentit tuaj të udhëtimit nuk është aspak e rastësishme. Ajo është një sinjal diplomatik i heshtur që zbulon përkatësinë gjeopolitike, trashëgiminë fetare ose pozicionin gjeografik të shtetit tuaj.

Gjeopolitika në dorën tuaj: E kuqja dhe Bluja Ngjyra më e përhapur në botë është padyshim e kuqja, konkretisht nuanca vini (bordo). Nëse keni një pasaportë të tillë, ka shumë mundësi që vini nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian ose që aspiron të bëhet pjesë e tij. Vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Turqia i kanë adoptuar këto ngjyra si simbol të integrimit evropian. Gjithashtu, e kuqja mund të tregojë edhe një të kaluar komuniste, si në rastin e Rusisë apo Kinës.

Në anën tjetër është ngjyra blu, e cila shpesh quhet ngjyra e “Botës së Re”. Kjo nuancë përdoret kryesisht nga shtetet e Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut dhe vendeve të Karaibeve. Interesant është fakti se SHBA-të e kanë standardizuar ngjyrën blu të errët vetëm në vitin 1976, për t’u përshtatur me ngjyrat e flamurit amerikan.

E gjelbra shpirtërore dhe e zeza elegante Për shumë shtete, feja luan një rol kyç në “branding-un” e kombit. Ngjyra e gjelbër është dominuese në botën islame, pasi konsiderohet si ngjyra e preferuar e profetit Muhamed dhe simbolizon natyrën dhe jetën. Pasaportat e Arabisë Saudite, Pakistanit apo Marokut janë pikërisht në këto tone.

Ngjyra më e rrallë nga të gjitha është e zeza. Megjithëse duket shumë elegante dhe zyrtare, ajo përdoret nga një numër i vogël vendesh. Disa kombe afrikane si Botsvana dhe Zambia e përdorin atë, por ajo njihet më shumë si shenja dalluese e Zelandës së Re, ku e zeza është ngjyra kombëtare.

Një udhëzues i shpejtë i nuancave:

  • E kuqe/Bordo: Bashkimi Evropian, vendet e Ballkanit, trashëgimia komuniste.

  • Blu: “Bota e Re” (SHBA, Amerika e Jugut), unionet ekonomike si “Mercosur”.

  • E gjelbër: Vendet islame, Afrika Perëndimore.

  • E zezë: Rallësi diplomatike, Zelanda e Re, kombe afrikane.

Përtej simbolikës, ngjyrat e errëta kanë edhe një funksion praktik: ato tregojnë më pak dëmtimet dhe papastërtitë, duke e bërë dokumentin të duket i rregullt gjatë dhjetë viteve të vlefshmërisë së tij.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT