Bekim Sali për vizitë zyrtare në Kiev: Mbështetje për Ukrainën dhe bashkëpunim drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, më 24 shkurt 2026 do të realizojë një vizitë zyrtare pune në Kiev të Ukrainës. Gjatë kësaj vizite, Sali do të nderojë mbrojtësit e rënë të Ukrainës në një ceremoni përkujtimore dhe do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve ukrainase për integrime evropiane, siç transmeton Kohanews.

 

Ky udhëtim synon të forcojë lidhjet bilaterale dhe të shërbejë si platformë për shkëmbimin e përvojave në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke konfirmuar njëkohësisht mbështetjen e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për Ukrainën në këtë periudhë sfiduese.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT