BOTA SERBE ZBRET NË KUMANOVË / Tubim publik në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit

KUMANOVË, 18 Maj 2026 – Një tubim publik në mbështetje të politikave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të mbahet fundjavën e ardhshme në qytetin e Kumanovës. Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale nga shoqata “Mir, sloga, stabilnost” (Paqe, harmoni, stabilitet).

 

Sipas thirrjes së organizatorëve, ky manifestim politik do të mbahet të shtunën, më 23 maj 2026, me fillim nga ora 11:00, ndërsa si pikë takimi është caktuar Sheshi i Kumanovës.

Në njoftim u bëhet thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve që ndjekin dhe respektojnë kursin politik të udhëheqësit serb, që t’i bashkohen këtij organizimi për të treguar unitet dhe dinjitet. Ky organizim në Kumanovë, një qytet me përbërje të ndjeshme multietnike, shihet si një tentativë e radhës e strukturave pro-serbe në Maqedoninë e Veriut për të demonstruar forcë dhe sinkronizim me politikat zyrtare të Beogradit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT