TETOVË, 18 Maj 2026 – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka filluar zyrtarisht përgatitjet e strukturave të saj për mbajtjen e Kongresit të IX-të të partisë. Sekretariati për Informim i PDSH-së ka njoftuar se Këshilli për Organizimin e Kongresit ka zhvilluar një mbledhje të rëndësishme koordinative, në të cilën u përcaktuan hapat e parë të këtij procesi partiak.
Në këtë takim, ku morën pjesë anëtarët e këshillit organizativ, fokus i veçantë iu kushtua shqyrtimit të agjendës kryesore, ndarjes së detyrave dhe koordinimit të të gjitha aktiviteteve logjistike që ndërlidhen me mbarëvajtjen e kongresit të ardhshëm.
Gjatë mbledhjes u nënvizua domosdoshmëria e një mobilizimi të plotë të të gjitha strukturave brendapartiake, me qëllim që ky kongres të reflektojë një organizim sa më të suksesshëm dhe dinjitoz.
Në përfundim të takimit koordinativ, anëtarët e këshillit ranë dakord që përgjatë ditëve në vijim të intensifikojnë aktivitetet në terren, duke vendosur kontakte të drejtpërdrejta dhe koordinim të ngushtë me të gjitha degët dhe nëndegët lokale të PDSH-së.


