Eksperti amerikan Edward Joseph: Prishja e komunikimit me SHBA-në e dëmton rëndë Kosovën

Eksperti i njohur amerikan për çështjet e politikës së jashtme, Edward Joseph, ka paralajmëruar se ndërprerja e Dialogut Strategjik mes Uashingtonit dhe Prishtinës është një gabim serioz që rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me aleatin e saj kryesor.

 

Në një intervistë për media në Kosovë, Joseph u shpreh se “asnjë qeveri në Kosovë, pavarësisht kush është në pushtet, nuk mund të lejojë që të ftohen raportet me Shtetet e Bashkuara”, duke theksuar se ky është një realitet politik që nuk mund të injorohet.

Ai kujtoi se gjatë dëgjimit të së martës në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, u vu re se brenda Departamentit të Shtetit ka bindje të forta se kryeministri Albin Kurti po shihet si faktor që vështirëson bashkëpunimin.

“Përgjigja është e thjeshtë: po, në sy të burokratëve të DASH-it, Kurti konsiderohet pengesë,” u shpreh Joseph, duke nënvizuar se një prej treguesve ishte pezullimi i dialogut strategjik në muajin shtator.

Sipas tij, është kontradiktore që procesi të pezullohet me Kosovën, ndërsa të vazhdojë me Serbinë, në një kohë kur tensionet në veri ende raportohen.

Joseph theksoi se qëllimi i komenteve të tij nuk lidhet me zgjedhjet e këtij muaji në Kosovë, por me nevojën për stabilitet dhe konsolidim të partneritetit me SHBA-në, të cilin e cilësoi jetik për të ardhmen e vendit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT