Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 16, Ferat Shala, ka deklaruar se Kosova nuk ka shënuar asnjë arritje të prekshme gjatë pesë viteve të fundit të qeverisjes. Ai vlerëson se vendi është përballur me rritje të inflacionit, mungesë të investimeve kapitale dhe menaxhim të dobët të marrëdhënieve me partnerët strategjikë.
Sipas Shalës, situata aktuale kërkon një qeveri të re me vizion të qartë ekonomik dhe program zhvillimor, të cilin ai thotë se mund ta udhëheqë kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza.
Në komunikimin e tij publik, Shala thekson se vendi ka nevojë për stabilitet, qasje integruese dhe politika që u hapin rrugë investimeve, zhvillimit ekonomik dhe ndalimit të trendit të largimit të të rinjve nga vendi.


