Goditje për Benfikën: Jose Mourinho dënohet me dy ndeshje pezullim

Lisbonë, 13 Mars 2026 – Trajneri i Benfikës, Jose Mourinho, është goditur nga një dënim i rëndë prej dy ndeshjesh nga Federata e Futbollit të Portugalisë. Ky vendim vjen pas incidenteve në derbin e fundit ndaj Portos (2:2), ku “Special One” u ndëshkua me karton të kuq pas një konfrontimi me asistent-trajnerin kundërshtar, Lucho Gonzalez.

 

Sipas vendimit zyrtar, Mourinho është suspenduar:

  1. Për një ndeshje: Për daljen jashtë zonës teknike dhe goditjen e topit drejt bankinës së Portos gjatë festimit të golit.

  2. Për 11 ditë (që kap edhe ndeshjen e dytë): Për shkak të përplasjes fizike dhe verbale me Gonzalez.

Si pasojë, portugezi 63-vjeçar do të mungojë në stolin e Benfikës për ndeshjet kundër Aroucas këtë të shtunë dhe ndaj Vitorias më 21 mars. Klubi i Benfikës ka reaguar menjëherë duke e quajtur vendimin të padrejtë dhe ka paralajmëruar ankimim (apel) në instancat më të larta të drejtësisë sportive.


TË NDRYSHME

TË FUNDIT