MYFTINIA E TETOVËS SHPËRNDAN PAKO KURBANI NË SPITALIN KLINIK TË TETOVËS

Në kuadër të aktiviteteve humanitare me rastin e Kurban Bajramit, Myftinia e Tetovës realizoi shpërndarjen e pakove me mish kurbani në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ky aktivitet u zhvillua në koordinim me kontabilistin e Myftinisë së Tetovës, Rexhep Veseli, dhe referentin për arsim, Mr. Mahmud Emini, të cilët u angazhuan në organizimin dhe shpërndarjen e pakove.
Përmes kësaj nisme, Myftinia e Tetovës synon të përcjellë vlerat e solidaritetit, kujdesit dhe humanizmit, duke ndarë gëzimin e Kurban Bajramit me pacientët dhe personelin e spitalit.
Myftinia e Tetovës falënderon të gjithë besimtarët dhe kontribuuesit që me kurbanet e tyre u bënë shkak për realizimin e kësaj vepre bamirëse.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT