Ramush Haradinaj zyrtarisht kandidat për kryeministër nga AAK: Prezanton listën, programin dhe objektivat ekonomike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është nominuar sot zyrtarisht kandidat për kryeministër dhe bartës liste për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ku u miratua edhe lista prej 110 kandidatëve për deputetë, e përpiluar sipas kritereve të përfshirjes rajonale, profesionale dhe gjinore.

 

Haradinaj bëri të ditur se slogani i AAK-së për zgjedhjet e ardhshme do të jetë “Krah Teje”, një mesazh që sipas tij përcjell afërsinë me qytetarin dhe angazhimin për të rikthyer normalitetin në vend.

Në të njëjtën mbledhje u miratua edhe programi zgjedhor i Aleancës, i cili mbështetet në tre shtylla kryesore:

  • Qëndrueshmëria dhe trashëgimia,

  • Mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik,

  • Siguria dhe integrimi euro-atlantik.

Duke e quajtur këtë program një ofertë të plotë për zhvillimin e Kosovës, Haradinaj theksoi se është i ndërtuar mbi kombinimin e “lidershipit të guximshëm e vizionar” dhe një liste kandidatësh të përfaqësueshme nga të gjitha zonat e vendit.

Objektivat ekonomike të AAK-së

Aleanca parasheh një ritëm ambicioz zhvillimi ekonomik gjatë mandatit qeverisës, duke përfshirë:

  • Rritje ekonomike vjetore prej 7%,

  • Rritje të GDP-së nga 12 deri në 14 miliardë euro,

  • Rritje të buxhetit nga 3.3 miliardë euro në vitin 20256.1 miliardë euro deri në vitin 2029,

  • Rritje prej 31% të pagave dhe pensioneve që nga viti 2026, me objektiva për:

    • pagë mesatare 1,100 euro,

    • pension 500 euro, varësisht nga kategoritë.

Haradinaj theksoi se pagat dhe pensionet do të përcaktohen sipas indeksit vjetor të zhvillimit ekonomik dhe inflacionit, për të garantuar një rritje reale të standardit të jetesës.

Në aspektin e investimeve kapitale, programi parasheh rritje të konsiderueshme:

  • 61% rritje në vitin e parë,

  • duke arritur deri në 240% rritje në vitin 2029, si shtyllë e fuqizimit të zhvillimit ekonomik.

Mesazhi politik: “Krah Teje”

Haradinaj tha se AAK hyn në garë me synimin për të rikthyer stabilitetin institucional, sigurinë dhe partneritetin strategjik me aleatët perëndimorë, duke veçuar SHBA-në si partner kyç.
Sipas tij, prioritet mbetet edhe rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe forcimi i shtetit dhe integritetit të Kosovës.

Krah Teje, për Kosovën tonë të përbashkët. Na priftë e mbara!”, përfundoi Haradinaj në deklarimin e tij publik.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT