Mbështetja për presidentin Donald Trump mes votuesve të tij më besnikë të lëvizjes MAGA ka rënë ndjeshëm për shkak të konfliktit të vazhdueshëm me Iranin, përcjell KohaNEWS.
Sipas një sondazhi të ri të realizuar nga “Politico” dhe firma kërkimore “Public First”, vetëm diçka më shumë se një e treta e mbështetësve të bazës MAGA mendojnë aktualisht se lufta me Iranin ia vlen për shkak të kostove ekonomike. Kjo përbën një rënie të ashpër prej 13 pikësh përqindjeje në vetëm dy muaj, krahasuar me muajin maj kur gjysma e tyre e mbështetnin këtë qasje.
Rënia e mbështetjes vjen në një kohë kur çmimet e karburanteve në SHBA kanë kaluar mbi 4 dollarë për gallon, ndërsa numri i ushtarëve amerikanë të vrarë ka rritur tensionet politike vetëm tre muaj para zgjedhjeve të Kongresit. Edhe pse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mbrojnë vendimet e presidentit duke theksuar se bëhet fjalë për sigurinë kombëtare dhe frenimin e programit bërkoman të Iranit, strategët politikë paralajmërojnë se pakënaqësia e votuesve mund të ndikojë ndjeshëm në garat e ardhshme zgjedhore.
/KohaNEWS


