Imami i Qabes Maher Al-Mu’aiqly viziton Maqedoninë e Veriut – BFI publikon agjendën zyrtare

Imami i njohur i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetai, raporton TV21. Vizita do të zgjasë nga 4 deri më 8 dhjetor, ndërsa BFI ka bërë të ditur se të gjithë besimtarët janë të mirëseardhur të marrin pjesë në programet fetare ku do të jetë i pranishëm imami.

 

BFI ka publikuar axhendën zyrtare të aktiviteteve për ditët në vijim:


Axhenda e Imamit Maher Al-Mu’aiqly

4 Dhjetor

  • Akshami – Xhamia e Re (Lagja e Trimave), Kumanovë

  • Jacia – Xhamia Tatar Sinan Pasha, Kumanovë

5 Dhjetor

  • Sabahu – Xhamia e Re, Çair – Shkup

  • Xhumaja – Xhamia Mustafa Pasha, Shkup

  • Akshami – Xhamia e Sahatit, Gostivar

  • Jacia – Xhamia e Mahallës, Gostivar

6 Dhjetor

  • Sabahu – Xhamia Isa Beu, Shkup

  • Akshami – Xhamia Eski, Tetovë

  • Jacia – Xhamia e Larme, Tetovë


Vizita e imamit Maher Al-Mu’aiqly konsiderohet një ngjarje e veçantë për komunitetin mysliman në vend, duke sjellë një interes të madh nga besimtarët në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar. BFI thekson se pjesëmarrja në aktivitetet fetare gjatë këtyre ditëve mbetet e hapur për të gjithë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT