Takim koordinativ në Komunën e Tetovës mes Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe institucioneve kompetente

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, pas ftesës së Kryetarit të Komunës së Tetovës, z. Bilal Kasami, mori pjesë në një takim koordinativ lidhur me rrëshqitjen e dheut në fshatin Shipkovicë, Komuna e Tetovës. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, me qëllim shqyrtimin e rreziqeve, koordinimin e veprimeve dhe propozuar masat për mbrojtjen e jetës, shëndetit të qytetarëve dhe pronës materiale.
U vendos formimi i një ekipi profesional nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe IISSI, i cili do të kryejë vlerësimin e rrezikut dhe do të përgatisë studimin e nevojshëm për marrjen e masave të duhura për stabilizimin dhe sanimin e terrenit.
Institucionet dhe Komuna e Tetovës do të vazhdojnë komunikimin dhe koordinimin e drejtpërdrejtë, ndërsa Qendra për Menaxhim me Kriza mbetet e angazhuar në monitorimin dhe mbështetjen e të gjitha proceseve për menaxhim të sigurt dhe efikas të situatës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT