Elseid Hysaj mbështet talentet e reja në Open Stage: Mundësi unike për Kombëtaren

Edicioni i ri i seleksioneve Open Stage ka nisur në “Shtëpinë e Futbollit”, ku për katër ditë me radhë po testohen qindra futbollistë të rinj shqiptarë nga mbarë bota.

 

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ishte i pranishëm dhe e vlerësoi aktivitetin si një mundësi të jashtëzakonshme për talentet e reja të afrohen me fanellën kuqezi.

“Është hera ime e parë që vij për të parë seleksionimet e Kombëtares. Organizimi është i shkëlqyer dhe këta djem kanë mundësinë të tregojnë talentin e tyre dhe një ditë të veshin fanellën e Kombëtares,” tha Hysaj.

Ai shtoi se pjesëmarrja në këtë aktivitet motivon lojtarët të përgatiten më intensivisht, sidomos ata që vijnë nga jashtë dhe ndoshta nuk flasin shqip. “Është diçka e bukur për lojtarët dhe familjet e tyre. Shpresoj që të vazhdojnë të përqendrohen dhe t’i japin gjithçka futbollit,” përfundoi Hysaj.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT