Austria konfirmon angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovë për vitin 2026

Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë miratuan unanimisht vazhdimin e angazhimit të vendit në Ballkanin Perëndimor.

 

Ministrja e Jashtme, Beate Meinl-Reisinger, theksoi se Bashkimi Evropian duhet t’u bëjë ballë përpjekjeve destabilizuese në rajon, duke shtuar se Austria është e përkushtuar që Ballkani Perëndimor të mbetet i lidhur ngushtë me Evropën dhe projektin evropian të paqes.

Sipas Parlamentit austriak, brenda kuadrit të operacionit shumëkombësh të paqes në Kosovë (KFOR), deri në 600 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Austrisë do të dislokohen në vitin 2026. Misioni kryesor i KFOR-it është ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Po ashtu, Austria do të vazhdojë pjesëmarrjen edhe në dy misione të tjera në Kosovë, përfshirë administratën e përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ku do të dërgohet një Oficer Ndërlidhës nga Ministria e Brendshme, një anëtar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe deri në 50 pjesëtarë të tjerë të ushtrisë austriake.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT