Gjimnazi i Tetovës: Protestë para stacionit policor për ndërprerjet e mësimit

Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës protestuan sot para stacionit policor, duke shprehur pakënaqësinë për alarme të shpeshta për bomba, të cilat deri më tani kanë rezultuar të rreme.

 

Ata theksuan se këto alarme i kanë detyruar të braktisin disa herë mësimin, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme dhe pasiguri tek nxënësit dhe stafi arsimor.

Protestuesit kërkojnë nga institucionet kompetente masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e këtyre rasteve dhe për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për zhvillimin normal të procesit mësimor, raporton Tetovasot.

Policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj kërkesave të nxënësve, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave që qëndrojnë pas alarmeve të rreme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT