Ernest Muçi shënoi gol ndaj ish-skuadrës së tij, Beshiktash, në barazimin 3-3, duke treguar formën e tij të mirë te Trabzonspor. Sulmuesi u largua këtë verë nga Beshiktashi, pasi trajneri Sergen Jalçin vendosi ta nxjerrë jashtë planeve të ekipit.
Pas ndeshjes, trajneri i Beshiktashit komentoi për performancën e Muçit dhe të ardhmen e tij:
“Po, ai po luan mirë dhe po kontribuon shumë te Trabzonspor. Vetëm sepse një lojtar nuk ka sukses në një klub, nuk do të thotë se nuk mund të ketë sukses në një tjetër. Ndryshimi i mjedisit shpesh sjell përfitime të mëdha. Muçi po bën gjëra të mira, po lufton dhe e përgëzoj për këtë. Por nga ana jonë, nuk kemi plane për të. Ai nuk dha paraqitje të mjaftueshme për ne, por tregoi cilësi te Trabzonspor. E përgëzoj për ndeshjen që luajti,” tha Jalçin.


