TIRANË – Në një lëvizje të papritur që ka tronditur opinionin publik, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbrëmjen e sotme ndryshime rrënjësore në kabinetin e tij qeveritar. Vendimi më i bujshëm është largimi i Elisa Spiropalit nga posti i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, raporton Kohanews.
“Dielli” i Prishtinës shkakton stuhinë në Tiranë?
Ky shkarkim vjen vetëm 24 orë pasi Spiropali zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku tërhoqi vëmendjen e mediave me deklaratën e saj drejtuar Albin Kurtit, të cilin e komplimentoi duke thënë se “e solli diellin”. Duket se ky afrimitet i shprehur në Prishtinë nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë shqiptare, i cili sot ia ka “larguar” postin ministres së tij.
Ndryshime masive në kabinet
Gjatë një mbledhjeje të zgjeruar me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ka bërë të ditur gjithsej shtatë ndryshime në dikasteret kryesore.
-
Në vend të Elisa Spiropalit, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar diplomati i njohur Ferit Hoxha.
Lëvizjet e sotme shihen si një përpjekje e Ramës për të riorganizuar forcat përpara sfidave të reja politike, por koha dhe mënyra e largimit të Spiropalit ka hapur diskutime të shumta mbi marrëdhëniet e brendshme në PS dhe qëndrimet e qeverisë ndaj bashkëpunimit me Kosovën.
/ KOHANEWS


