Fundi i ëndrrës evropiane: Eliminohen Drita dhe Shkëndija nga Conference League

FUTBOLL – Mbrëmja e sotme shënoi fundin e rrugëtimit për dy skuadrat e vetme shqiptare që ishin ende në garë në arenën ndërkombëtare. FC Drita dhe KF Shkëndija nuk kanë arritur të bëjnë mrekullinë e kualifikimit, duke u eliminuar nga faza “Play-Off” e UEFA Conference League, raporton Kohanews.

 

Drita dorëzohet në Slloveni pas një luftë të fortë

Gjilanasit e mbyllën aventurën me një tjetër humbje ndaj NK Celje, këtë herë me rezultatin 3-2. Ndonëse u angazhuan maksimalisht, veçanërisht në pjesën e dytë, Drita nuk arriti të përmbyste disavantazhin e ndeshjes së parë.

Ndeshja nisi malore për Dritën me dy gola të shpejtë nga Seslar dhe Hrka. Blerim Krasniqi riktheu shpresat përkohësisht duke ngushtuar në 2-1, por një tjetër gol i Seslar me penallti e mbylli pjesën e parë 3-1. Në fraksionin e dytë, Albert Dabiqaj shënoi për 3-2 në minutën e 51’, por pavarësisht sulmeve të shumta, rezultati mbeti i pandryshuar. Me rezultatin e përgjithshëm 6-4, Drita eliminohet me kokën lart pas një sezoni historik.

Shkëndija thyhet keq në Turqi

Misioni i Shkëndijës në fushën e Samsunspor rezultoi i pamundur. “Kuqezinjtë” e Tetovës u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0, duke mos pasur forcë për t’u bërë ballë turqve që dominuan tërësisht takimin.

Pjesa e parë ishte më e ekuilibruar, por në të dytën Samsunspor shpërtheu me katër gola. Ntcham hapi serinë e golave nga pika e bardhë, i ndjekur nga Ndiaye dhe një dygolësh i Marius në fund të takimit. Edhe pse eliminimi dhemb, Shkëndija largohet nga Evropa pas një rrugëtimi dinjitoz ku arriti të kalonte fazën e ligës.


REZULTATET PËRFUNDIMTARE:

  • NK Celje 3-2 FC Drita (Agregati: 6-4)

  • Samsunspor 4-0 Shkëndija (Agregati: 5-0)


/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT