Java e Kryetarit të Komunës së Strugës nis me inspektim të punimeve në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”. Fokus i këtij nënprojekti është rindërtimi dhe zëvendësimi i rrjetit të ujësjellësit prej çimento-azbesti në qytetin e Strugës.
Aktualisht, një segment i rrjetit është përfunduar dhe janë hapur tre segmente të tjera. Bashkëpunimi me ndërmarrjen realizuese po vazhdon, ndërsa janë përgatitur edhe studime të trafikut për segmentet e reja. Njëkohësisht, kanë nisur punimet drejt varrezave nga tregu i qytetit dhe është mbajtur takim koordinues me ekipin komunal.
Ky projekt synon modernizimin e infrastrukturës ujore dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Strugës.


