Më 25 shkurt, Ambasada e Japonisë organizoi një punëtori mbi origaminë me zotin Yoshio Koyama, mësues i gjuhës japoneze i cili zotëron licencë për origami.
Rreth 50 pjesëmarrës nga prejardhje dhe gjenerata të ndryshme patën mundësinë të zbulojnë magjinë e artit japonez të letrës, të mësojnë rreth origjinës, filozofisë, parimeve të origamisë në inovacion dhe shkencë si dhe rëndësinë kulturore të këtij arti të bukur japonez.
Zoti Koyama është ligjërues i gjuhës japoneze në Fakultetin e Filologjisë “Blaze Koneski”, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe është një lojtar pasionant i I-Go.
Thuhet se historia e lojës Go (I-Go) shtrihet rreth 3,000 vjet më parë, megjithatë gjatë gjithë kësaj kohe rregullat kanë mbetur në thelb të pandryshuara. Në Azinë Lindore, Go gëzon popullaritet të madh sot, dhe interesi për lojën po rritet vazhdimisht edhe në pjesën tjetër të botës. Zoti Koyama organizon sesione të I-Go çdo të mërkurë në Laboratorium në orën 17:00 falas. Të gjitha nivelet, përfshirë fillestarët, janë të mirëseardhur.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: [email protected]
Ju falënderojmë për publikimin e galerisë së fotografive
Me respekt,
Ambasada e Japonisë


